Flash

Kreu i SPAK zbulon detaje: Në 8 grupe kriminale, 18 të arrestuar

Lapsi.al 19 May 2022
Kreu i SPAK zbulon detaje: Në 8 grupe kriminale, 18 të arrestuar

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje nga megaoperacioni i shtrirë në disa qytete të vendit.

Ai ka thënë se kanë “shkrirë” 18 procedime në një të vetme. Kraja tha se është zbuluar se si funksiononin grupet dhe detaje nga krimet e tyre. Ata akuzohen për krime dhe tortura të rënda, si dhe porositje vrasjesh të kundërshtarëve.

Konkretisht, Kraja tha se bëhet fjalë për 8 grupe kriminale. Katër në Elbasan, tre në Tiranë dhe një në Durrës.

“BKH ka kryer veprime të shumta hetimore për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të kryera në disa qytete të vendit. Pas hetimeve intensive të grumbullohen prova për ngjarje kriminale.

SPAK ka regjistruar më datë 14 prill, për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet përkatëse.

Si dhe veprat penale armëmbajtje pa leje. Në vijim të hetimeve, vrasjet të mbetura në tentativë, vepra dhune, shkatërrim prone etj. Janë tërhequr dosjet për këto veprat penale. Hetimet e kryera kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve kriminale, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

4 grupe në Elbasan 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Karakteristikë është dhuna e egër e shkaktuar. Ata bashkëpunojnë me grupe kundërshtare. Grupet kriminale paguanin shumë të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve. Flitet për një shkallë të lartë organizimi. Pas kërkesës së SPAK janë caktuar masat e sigurisë për 32 shtetas. Është autorizuar kontrollet e banesave për 28 shtetas të tjerë”, tha Kraja.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI