Flash

Hidhet sot shorti në Apel për vendimin e Zhukrit, Gjykata i bën një thirrje politikës

Lapsi.al 17 May 2022
Hidhet sot shorti në Apel për vendimin e Zhukrit, Gjykata i bën

Teksa sot hidhet shorti për të vendosur gjyqtarin relator për apelimin ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që njohu Komisionin e Rithemelimit, Gjykata e Apelit Tiranë vjen me një thirrje për politikën.

Përmes një reagimi Gjykata bën apel që mos të intimidohen. Sipas Apelit, roli i partive politike me rëndësi për shoqërinë, po aq i rëndësishëm dhe autoriteti i pushtetit gjyqësor.

"Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.

Për një shtet të së drejtës, sulme të tilla ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, të cilat perceptohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore përpara marrjes së vendimeve prej tyre, janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Gjykata është dhe do të mbetet autoriteti i vetëm, që ka pushtetin dhe përgjegjësinë në dhënien e drejtësisë, ndaj si e tillë duhet respektuar.

Gjykata e Apelit Tiranë garanton cilindo se do të shqyrtojë me përgjegjshmëri, objektivitet, drejtësi dhe transparencë çështjet që i janë referuar për shqyrtim, duke mirëpritur çdo vërejtje konstruktive lidhur me veprimtarinë gjyqësore, por duke mos pranuar asnjë sulm denigrues ndaj saj, që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit dhe të misionit për të cilin është ngarkuar nga Kushtetuta." - thuhet mes të tjerash në njoftimin për mediat nga Gjykata. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, përplasen 3 makina

Një tjetër aksident është raportuar mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Bathore. Sipas raportimeve të para, në aksident janë përfshirë ...

14:40

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI