Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë

Lapsi.al 16 May 2022
Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të

Shqiptarët renditen ndër shtetet që kanë numrin më të lartë të martesa në Europë në raport me popullsisë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre përfundojnë në divorc, duke na renditur sërish ndër të parat në Europë. Të dhënat janë publikuar nga Eurostat në raportin: “Sa martesa dhe divorce kanë ndodhur në vitin 2020?”. Në vitin 2020 kishte 6.16 martesa për një mijë banorë, pothuajse dyfishi i normës mesatare të Bashkimit Europian prej 3.2.  Shumë martohen, por dhe shumë divorcohen. Në Shqipëri, në vitin 2020 u regjistruan 1.5 divorce për një mijë banorë, duke u pasqyruar në hartën e Eurostat me ngjyrë jeshile, ku tregohen shtetet në kategorinë e katërt me norma më të larta divorci (1.4-1.6). Ndërsa në rajon, Shqipëria zë vendin e parë. Normën më të ulët të divorceve në rajon e ka Kosova, me 0.5 për një mijë banorë dhe më të lartën pas nesh Mali i Zi, me 1.3. Kosova ka dhe normën më të ulët të divorceve në gjithë Europën. Kosova mban dhe rekordin e martesave në Europë, me 9.8 martesa për një mijë banorë (viti 2019).

Në vitin 2019, në Shqipëri u regjistruan 2.1 divorce për një mijë banorë. Ulja në 2020-n është e lidhur me pasojat e pandemisë dhe karantinës që shoqëroi atë, që çoi në gjykimin e më pak çështjeve. Ndërsa në 2019-n, që është një vit normal, vendi ynë renditet i 11-i në gjithë Europën për numrin e lartë të divorceve. Në Europë rekord për ndarjen e mbajnë çiftet e vendeve të ish bashkimit Sovjetik, Ukraina, Letonia, Lituania, Gjeorgjia, më pas vendet nordike si Suedia, Finlanda, Estonia.

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se numri i divorceve është shtuar ndjeshëm dekadën e fundit. në vitin 2019 u shënuan 26 divorce për 100 martesa, nga 8.2 që ishte ky tregues në fillim të viteve 1990. Vështirësitë ekonomike, emigracioni, dhuna në familje, por dhe rritja e pavarësisë ekonomike të grave janë disa nga arsyet që kanë ndikuar këtë tendencë. Rreth 56% e kërkesave për divorc në 2019-n u bënë nga gratë, sipas të dhënave të tjera nga gjykatat.

Europa  

Sipas Eurostat, që nga viti 1964, shkalla e martesës në BE ka rënë nga 8,0 për 1 000 banorw në 1964 në 3,2 në 2020. Në të njëjtën kohë, shkalla e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 njerëz në 1964 në 1,6 në 2020. Është interesante, thotw Eurostat, qw shkalla e divorcit është ulur në dekadën e fundit, nga 1.9 për 1000 persona në vitin 2010. Në vitin 2020, nw BE kishte rreth 1.4 milionë martesa dhe rreth 0.7 milionë divorce, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, nga 1.9 milionë martesa dhe 0.8 milionë divorce të vlerësuara në vitin 2019. Rënia e paprecedentë e martesave mund t’i atribuohet disi masave që lidhen me kufizimin e përhapjes së COVID-19.

Shtetet Anëtare të BE-së me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Hungaria (6.9 martesa për 1000 persona), Letonia (5.6) dhe Lituania (5.5). Në të kundërt, normat më të ulëta të martesës ishin rreth 2 martesa për 1000 banorë, të cilat u raportuan në Itali (1.6), Portugali (1.8), Spanjë dhe Irlandë (të dyja 1.9).

https://www.monitor.al/shqiperia-nder-vendet-me-numrin-me-te-larte-te-divorceve-ne-europe-ne-raport-me-popullsine-kontrasti-me-kosoven/

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI