Flash

BE-ja nuk e komenton kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE

Lapsi.al 12 May 2022
BE-ja nuk e komenton kërkesën e Kosovës për

Bashkimi Evropian ka qenë në dijeni edhe më herët se Kosova do të dorëzojë kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por nuk e ka komentuar këtë hap pasi kjo organizatë nuk ka të bëjë me BE-në.

"Ne jemi në dijeni për qëllimin e shprehur të Kosovës për të kërkuar anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por, në njërën anë, ne nuk i komentojmë paralajmërimet dhe shprehjen e qëllimeve, e në anën tjetër nuk i komentojmë proceset e mundshme në institucionet tjera. Vetëm t’iu rikujtojmë se Bashkimi Evropian nuk është anëtar i Këshillit të Evropës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Ai ka thënë se, sa i përket BE-së, “mund të rikujtojë thirrjen që Kosova dhe Serbia të bëjnë gjithçka në mundësinë e tyre për të çuar para dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes tyre”.

“Ne, po ashtu, u bëjmë ftesë që të veprojnë me përmbajtje nga çfarëdo retorike dhe veprimi që mund të çojë deri te tensionet. Ne presim nga të dyja palët që të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere, e cila do të ndihmojë normalizimin e raporteve mes tyre”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Kosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe

zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat

brenda juridiksionit të atij shteti.

Në mungesë të Rusisë, e cila më 16 mars të këtij viti është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale, në rast se vlerësohet se Kosova i plotëson kushtet.

Ndonëse Bashkimi Evropian nuk shprehet rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shumë shtete anëtare në mënyrë jozyrtare kanë paralajmëruar se do ta mbështesin Kosovën për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës sipas procedurave të fuqi.

BE-ja vazhdon të ketë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës pasi 5 nga 27 vende të saj anëtare nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./ REL

Të këshilluara

4 shqiptarë ekstradohen në Itali

Katër shqiptarë janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali. Ata janë shpallur në kërkim nga drejtësia italiane Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikut të lëndëve na...

16:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI