Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Zëri Amerikës: Rama kërkesë SPAK për të hetuar Berishën

Lapsi.al 11 May 2022
Zëri Amerikës: Rama kërkesë SPAK për të hetuar

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama i bëri sërish thirrje SPAK-ut që të hetojë ish kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA-të për “korrupsion madhor”, e po ashtu dhe gjyqtarët e prokurorët e përjashtuar nga procesi i vettingut.

Ai hodhi poshtë kritikat se po i bënte presion politik drejtësisë, duke theksuar se deri tani SPAK ka hetuar dhe akuzuar pa asnjë pengesë shumë ish funksionarë socialistë.

Pas debateve të shumta që shoqëruan dy fjalime të tij në forumet socialiste me sulme të forta ndaj SPAK-ut, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, zgjodhi sot sërish hollin e partisë së tij, për të folur mbi këtë temë.

Ai theksoi se nuk është presion ndaj drejtësisë të kërkosh më shumë rezultate nga ajo, kur vetingu po bën 5 vjet dhe Prokuroria e Posaçme gati tre vjet nga nisja e veprimtarisë.

“Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet dhe SPAK po mbush 3 vjet, nuk do të thotë të bësh presion, se përndryshe çfarë do të duhet të thoshim pastaj për deklaratat e BE e SHBA, ku është kërkuar dhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatëse të korruptuar, presion mbi drejtësinë? Sipas meje jo. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti, e një ish-kryeministri, të shpallur non grata nga SHBA më akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë, dhe pasi Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar publikisht një deklaratë se institucionet e një vendi, pra të këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre” – tha zoti Rama.

Zoti Berisha nuk është i vetmi ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë vendour sanksione. Megjithatë deri më tani zoti Rama nuk është shprehur sepse SPAK nuk po vepron dhe ndaj të tjerëve, duke nisur nga ish kryebashkiaku socialst i Durësit Vangjush Dako, te ish deputeti Tom Doshi, nga partia e të cilit sociaistët llogarisin si mbështetje 3 vota në parlament, apo së fundmi dhe ish deputeti Aqif Rakipi, po ashtu i njohur për lidhjet e qarta me shumicën, që i garantuan dhe praninë e djalit të tij dhe një të afërmi tjetër, si deputetë në parlamentin e tanishëm.

Dy ditë më parë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, deklaroi se Shqipëria duhej të ndahej nga drejtësia e të kaluarës dhe të ndërtonte një drejtësi të barabartë për të gjithë, kur udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të mos bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; apo të thonë se drejtësi bëhet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen vetëm nga një krah politik.

Por sipas zotit Rama, “nuk jam unë që them që këtu drejtësia po gabon se po vjen nga ana ime. Unë po them të kundërtën. Unë po them që siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Ne duam drejtësi 360 gradë nuk duam drejtësi të pjesshme e të njëanshme. Flas për ndërhyrje, për presion. Këtë mua nuk ma thotë dot askush, as anglisht, as shqip, as frëngjisht, as gjermanisht”.

Zoti Rama po ashtu përsëriti thirrjen që të hetohen edhe gjyqtarët e prokurorët që komisionet e vettingut i kanë larguar nga radhët e drejtësisë.

“Është e patolerueshme që nuk ka akoma asnjë gjykatës e asnjë prokuror të korruptuar prapa hekurave. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu dhe parashkrimi vlen për ato vepra, fshehja e pasurisë, deklarimi i rremë, por nuk vlen për korrupsionin. Nuk ka parashkrim korrupsioni. Krimi shtetëror, korrupsioni nuk ka parashkrim” – tha kryeministri Rama.

Ai u përpoq të hedhë poshtë akuzat e kundërshtarëve se po e përdor politikisht drejtësinë, apo se po sulmon rivalët politikë, me faktin se ish ministra e ish funksionarë të majtë janë sot para drejtësisë dhe se PS nuk po u jep asnjë mbrojtje.

SPAK arrestoi dhe ka ngritur akuza për korrupsion ndaj ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako pas hetimeve për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.

Sipas vëzhguesve të pavarur, pritshmëritë e publikut ndaj këtij institucioni të ri janë shumë të larta, dhe në SPAK janë denoncuar një mori çështjesh korruptive, ndaj edhe rezultatet konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pritet të jenë më të larta./VOA

Të këshilluara

Berisha fton të rihetohet 21 janari

Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për 21 janarin, duke thënë se është i gatshëm që çështja të rihetohet. Sipas tij, Rama pati shkelje at...

13:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI