Flash

ARRSH prezanton planin për një rrugë të re drejt aeroportit, gati në mes të korrikut

Lapsi.al 5 May 2022
ARRSH prezanton planin për një rrugë të re drejt aeroportit,

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prezaktuar një zgjidhje të re për problematikën në rrugën e Rinasit që të çon drejt Aeroportit. Kreu i ARRSH, Evis Berberi, bëri të ditur se rruga e re do të jetë gati në mes të korrikut.

“Kemi fluksin e trafikut, i cili vjen nga kthesa e Kasharit, e cila vjen drejt deri në korsinë e daljes, e cila është 200 metra e gjatë dhe me një gjerësi 5 metra, pra me një korsi, bashkohet me rrugën ekzistuese e cila të nxjerrë në kullën e Albcontrol-it, dhe vazhdon fluksin e lëvizjes me një drejtim.

Ndërsa pjesa tjetër, e cila nuk do të aksesojë aeroportin, por do të shkojë drejt veriut ose zonës së Ahmetaqit mund të vazhdojë lirshëm në këtë korsi, dhe të dalë në rrethrrotullimin e Ahmetaqit, dhe të vazhdoj rrugën, por edhe që në atë krah mund të akeseohet aeroporti. Kushdo që vjen nga rruga e re që do të ndërtohet, do të vijë në daljen afër kullës së Albcontrol-it, do të marrë djathtas, do të bëjë një kthesë për të dalë përpara parkingut të aeroportit”, sqaroi kreu i ARRSH.

 

Për sa kohë do ndërtohet kjo rrugë?

Një ditë më parë është hapur një procedurë emergjence, pra është nisur puna në këshillin teknik.

“Kemi nisur procedurën në këshillin teknik për të miratuar zgjidhjen e re të Aeroportit. Sic e kemi deklaruar në fillim procedurat dhe në fillim të muajit korrik ne kemi të përfunduar aksesin e ri nga kthesa e Kasharit në Ahmetaq dhe drejt Aeroportit. Pra për një periudhë dymujore ne kemi përfunduar të gjithë procedurën dhe në mesin e muajit korrik ne do të kemi gati rrugën e re”.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, u bëri thirje qytetarëve që i drejtohen veriut të përdorin rrugët aleternative.

“Kjo rrugë është ndërtuar për aksesin në rrugën e Rinasit dhe është shfrytëzuar edhe nga banorët e zonës. Ata që drejtohen verut iu bëj thirrje të përdorin rrugët alternative. Për t’u lidhur me Rrugën e Kombit apo për t’u lidhur me autostradën që shkon në drejtim të Shkodrës ka dy aksese të tjera, është ai i kthesës së Kamzës dhe ai i Vorës. Ju lutem mos e frekuentoni Rrugën e Rinasit e cila sot kthehet me dy sense lëvizjeje. Kështu kjo rrugë do jetë më e lirë derisa të ndërtojmë rrugën që u prezantua nga drejtori i ARRSH, që drejton një pjesë të trafikur në veri dhe një pjesë direkt në Aeroportin e Rinasit që do të parkohen në parkingjet që janë apo që do të ndërtohen në të ardhmen nga koncesionari me urgjencën që ne kemi kërkuar”./ Monitor

Të këshilluara

Gruaja gjen kocka njeriu në Vlorë

Një grua ka denoncuar në policinë e Vlorës se në një grumbull dheu që kishte marrë prangë shtëpisë për të kryer disa punime, ka gjetur mbetje kockore. Polici...

12:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI