Flash

Covid-19 në Kosovë: Në 24 orët e fundit 13 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Lapsi.al 27 April 2022
Covid-19 në Kosovë: Në 24 orët e fundit 13 të infektuar

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 13 raste të reja infektimi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

27 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 250 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.708 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.889 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.327 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 822 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.454.

Në total numri i rasteve aktive është 412.

Të këshilluara

Tom Ford kritikon ashpër veshjet në Met Gala

Tom Ford mund të jetë një nga miqtë më të ngushtë të Anna Wintour, por ai ka disa fjalë të ashpra për Met Gala. "Është kthyer në një festë kostumesh," tha Fo...

13:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI