Flash

Macron flet pas fitores dhe bën thirrje për bashkim

Lapsi.al 24 April 2022
Macron flet pas fitores dhe bën thirrje për bashkim

Emannuel Macron mbajti fjalimin e tij të fitores për një mandat të dytë si President i Francës në një podium pranë Kullës Eiffel. Ai mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Brigitte, nën tingujt e himnit evropian (Beethoven’s Ode to Joy).

Fillimisht ai ndaloi dhe përshëndeti mbështetësit duke u shtrënguar duart. Në fjalën e tij ai falënderoi popullin francez dhe ata që e mbështetën.

“Shumica prej nesh kanë zgjedhur të më besojnë mua” – tha Macron teksa mbështetësit thërrisnin: “Edhe një, edhe dy, dhe pesë vjet të tjera”.

Presidenti tha se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që mos i shajnë ata që votuan kundërshtaren e tij, Marine Le Pen.

“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre”, - tha Macron.

“Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Ne duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është kaq i ndarë… askush nuk do të lihet anash”, - shtoi ai.

Macron tha gjithashtu se “kjo epokë e re nuk do të vazhdojë me metodat e 5 viteve të fundit”.

“Lufta e Ukrainës tregon se ne po jetojmë kohë tragjike” - tha ai duke shtuar se “Franca duhet të ndërtojë forcat e saj”. Ai e mbylli fjalën duke thënë se është krenar që i shërben sërish popullit francez. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama vë foton e Macron në mes të Tiranës

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që zgjedhjet në një vend evropian të përfshinin autoritetet shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve paraprake në fasa...

21:31

Le Pen flet pas humbjes: Lufta vazhdon

Marine Le Pen doli para mbështetësve të saj menjëherë pas shpalljes së rezultateve të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale në Francë që i dhanë fitoren rivali...

20:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI