Flash

Humb jetën një fëmijë nga hepatiti misterioz që ka prekur SHBA dhe Europën

Lapsi.al 24 April 2022
Humb jetën një fëmijë nga hepatiti misterioz që ka

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara ka thënë të shtunën në mbrëmje se është në dijeni për të paktën 169 raste të "hepatitit të rëndë me origjinë të panjohur” në disa shtete.

Rastet janë raportuar te fëmijët e moshave nga një deri në 16-vjeçare dhe 17 prej të sëmurëve është dashur të kryejnë transplant të mëlçisë.

OBSH nuk ka treguar se në cilin shtet është regjistruar vdekja.

Rastet e para janë raportuar në Britani të Madhe, ku deri më tani është raportuar për 114 raste të fëmijëve të sëmurë.

“Ende nuk është e qartë nëse ka rritje të rasteve me hepatit, apo rritje të ndërgjegjësimit për rastet me hepatit”, ka thënë OBSH përmes një deklarate.

Ekspertët kanë thënë se rastet mund të jenë të lidhur me ndonjë virus që shpesh lidhet me ftohjet, mirëpo ende janë duke u bërë kërkime.

Ndonëse rastet e lehta pediatrike nuk janë të padëgjuara, hepatiti i rëndë te fëmijët e shëndoshë është diçka e rrallë.

Rastet e identifikuara janë më të pazakonshme sepse nuk janë të lidhura me asnjërin me llojeve të hepatitit – A,B,C,D dhe E. /REL

Të këshilluara

Merr flakë banesa në Drimadhë

Një banesë ka marrë flakë në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. "Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë,...

13:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI