Flash

Ramës i duket vetja Papë, një grua në Lezhë i puth dorën, kryeministri nuk bën asnjë reagim (VIDEO)

Lapsi.al 22 April 2022
Ramës i duket vetja Papë, një grua në Lezhë i puth

Qëndrimi në pushtet për një kohë të gjatë dhe fakti që nuk ndihet i sfiduar nga askush ka bërë që Edi Rama të shfaqë hera-herës edhe atribute ose sjellje të ngjashme me ato të një lideri shpirtëror apo Pape.

Sot në Lezhë teksa inspektoi punimet për një lagje që është rindërtuar nga tërmeti, Rama iu zgjati dorën disa banorëve të komunitetit rom dhe sic shihet një grua ia ka puthur.

Ky gjest kryeministrit duket si i ka pëlqyer apo i ka përkëdhelur sedrën sepse nuk ka bërë asnjë shenjë kundërshtimi apo s’ka thënë asnjë fjalë.

Njëjtë si Papa, priftërinjtë apo hoxhallarët edhe Edi Rama ka kaluar tashmë në një stad deliri e madhështie për veten sa i lejon njerëzit trushpëlarë e të varfër që t'i puthin duart. Shihni pamjet. ©LAPSI.al

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/04/WhatsApp-Video-2022-04-22-at-6.22.14-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI