“Alibeajn nuk e tërheq Rama të tërhiqet. Atë do e ndjekë fati i Bashës” – tha ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që zgjati gati 7 orë dhe që në fund nuk arriti të sheshojë përplasjet.
Berisha kërkoi largimin e Alibeajt nga drejtimi i grupit sepse tha se me padinë që bëri në Gjykatën e Apelit po i shërben Ramës.
“Ai harron se vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme. Kërkoi të bëhej votim, por nuk i votoi kush. Nuk them se e hodhi, por kërkoi. Kërkoi që t’i dërgohen propozime. Nuk ka mbledhje nesër.
Kur të ketë do shkoj në çdo mbledhje. Pse kujtoni ju se vendimi i Bashës dhe Alibeajt do më pengojnë? Kryetari i grupit duhet të jetë një nga nënkryetarët e partisë që zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Ai bën edhe kryetarin, i emëruar nga Gaz Bardhi. Ata janë shokë por nuk është partia kështu” – tha Berisha.
"Po bëhen presione të gjithanëshme në Gjykatë nga Rama. Nëse nuk kam dy burime kurrë nuk do ta thosha. Qeveritarë dhe jo vetëm, kanë ndërhyrë. E kuptoni vetë ju. Diplomatë? Po! Po e ndjek me shumë vëmendje. Kam siguruar dy burime. Nuk do përtoj t’i bëj publike" - shtoi ai. ©LAPSI.al