Flash

Non-gratat e reja/ Shikoni reagimin e Antony Blinken në Twitter (FOTO)

Lapsi.al 11 April 2022
Non-gratat e reja/ Shikoni reagimin e Antony Blinken në Twitter (FOTO)

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pasi SHBA vendosi të sanksionojë Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Në një reagim në Twitter ai shkruan: 

Sot, @Departamenti i Shtetit dhe @USTeasury ndërmori veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. Shtetet e Bashkuara dhe partnerë si Mbretëria e Bashkuar po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin europian të rajonit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallin non-grata edhe dy persona të tjerë në Shqipëri, Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin.

Pas non-gratës së bujshme ndaj Sali Berishës, dhe më parë të Adriatik Llallës, Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, përcaktimi i ish-deputetit Rakipi dhe ish-pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, numri i shqiptarëve të shpallurve non-grata shkon në gjashtë.

Lexo më tej: SHBA shpall non-grata Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin 

Vendimi u publikua ditën e sotme nga Departamenti i Thesarit amerikan, ku shtatë persona u shpallën non-grata në Ballkanin Perëndimor.

Për Aqif Rakipin dhe Ylli Ndroqin në Shqipëri; deputetit Asim Sarajlic dhe Kryeprokurores Gordana Tadiç në Bosnje-Herzegovinë; ish-Presidentit Svetozar Marovic në Mal të zi; dhe ish-kryeministrit Nikola Gruevski dhe ish-shefit të kundrazbulimit Sasho Mijalkov në Maqedoninë e Veriut. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI