Flash

Çfarë ndodh me Saimir Tahirin në burg? Artan Hoxha zbardh detaje

Lapsi.al 28 March 2022
Çfarë ndodh me Saimir Tahirin në burg? Artan Hoxha zbardh

Saimir Tahiri prej datës 4 shkurt të këtij viti ndodhet prapa hekurave, pasi GJKKO e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

I ftuar në studion e “ABC Live”, gazetari Artan Hoxha ka raportuar se për Tahirin po zbatohet me përpikmëri rregullorja e burgut. Ai ka shtuar se për ish-ministrin e Brenshëm, ka një vëmendje të shtuar nga policia e burgjeve për shkak të postit që ka mbajtur dhe për shkak të rreziqeve që mund t’i vijnë brenda burgut.

“Burgu ku ndodhet Tahiri, nuk është burg i sigurisë së lartë. Nuk është vendosur në sektorin, e të dënuarve që janë arrestuar gjatë aksionit të 2014. Aty ka shumë personazhe. Ai del në ajrim si të gjithë. Del në regjimin e jashtëm të burgut. Është me siguri të zakonshme. Ka kontakte me të dënuar të tjerë. Ka vëmendje të shtuar ndaj tij. Për të parandaluar edhe synimet për ta dëmtuar. Ka vëmendje edhe për interesin e madh që ka opinioni jashtë. Dhe rregullorja zbatohet pikë për pikë për Tahirin. Çdo gjë është e mbuluar me kamera. Drejtuesit e burgut po e zbatojnë pikë për pikë rregulloren.” tha Hoxha.

Kujtojmë se Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit./Abc

Të këshilluara

Zhduket një 42-vjeçar në Fier

Policia njofton per zhdukjen e një personi në Fier. Kallëzimi është bërë nga bashkështorja e tij "Një 42-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Policia e ...

09:45

Ndezi zjarr për kullotat, pranga 60-vjeçarit

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Sipas policisë, shtetasi me iniciale D.S., akuzohet për veprat penale “Shk...

08:38

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI