Flash

Lubonja: Çfarë ndodh në PD pas ardhjes së Berishës

Lapsi.al 25 March 2022
Lubonja: Çfarë ndodh në PD pas ardhjes së Berishës

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja bëri një analizë të zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike. Sipas tij, Berisha tashmë përbën shumicën në këtë parti duke theksuar se opozita është e fortë momentalisht, por duke pasur përballë një regjim si ai i Edi Ramës, gjithçka është më e vështirë.

“Politikisht është e vështirë t’i kundërvihesh me sukses grupit të Berishës, qoftë edhe duke pasur ambasadën e SHBA-së mbrapa. Ne e dimë historinë e çarjes së PD. Mundet që ky grup i vogël që nuk e dimë se sa është. E kam fjalën për grupin parlamentar të PD që ishte i kontrolluar nga Basha. Kanë ikur dhe nuk dihet sa i kanë mbetur Bashës, por është në minorancë. Berisha sot kishte një konferencë shtypi me bujarinë e fitimtarit, ku ftonte ata, bashkë me Lulzim Bashës.

Berisha tha se të gjithë ata janë anëtarë të PD. Fliste me sigurinë e një njeriu që ka marrë kryesinë, por njëkohësisht kërkon të ketë sa më afër të gjithë. Këtu mbetet tashmë për mendimin tim, elementi psikologjik si i rëndësishëm. Janë shumë sharje, të gjitha ato që janë thënë për njëri-tjetrin. Këta do të krijojnë një grupim tjetër tani, sepse lind edhe problemi i gjykatës që thotë do e çojmë në apel.

Më mirë të bëhet një parti tjetër, grupim tjetër dhe t’i kundërvihen. Kjo shkon në favor të Ramës ose munden nëse Berisha tregohet i hapur të krijohet fraksion brenda partisë. Duke qenë se si ishte katandisur PD pas ikjes së Berishës, bëhet më e fortë seç ishte.

A mjafton për të përmbysur Ramën? Kjo mbetet e hapur. Unë gjykoj se nuk mjafton. Ka nevojë për një bashkim, por kjo varet nga mundësitë reale. Unë dyshoj se kushdo të vijë këtu do e ketë të vështirë të përballojë këtë regjim. Kjo është opozita më e fortë për momentin, sa do e arrijë Berisha… Ai ka një karizëm, por nëse do të bashkojë të gjithë shqiptarët kam dyshimet e mia. Vetëm një krizë do i dërgojë njerëzit te opozita e Berishës”, - tha Lubonja.

Lubonja tregoi ndër të tjera se si do të jetë e ardhmja e PD. Ai tha se Berisha thotë se do të ndërtojë një parti konservatore, por si e tillë do të jetë më e vështirë për të formuar aleatë në Evropë e gjetkë, për shkak të partive politike të pakta që ndjekin këtë ideologji.

“Në PD ndodh që të ketë fraksione, siç mund të jetë ai i Lulzim Bashës, më liberal dhe më konservator se ai i PD. Në opozitën e Fatos Nanos, që duke ardhur nga një origjinë socialiste ka bërë kritika ideore ndaj reformave të Berishës, për shtetin social. Ka pasur kritika për privatizime, për shpërthimin e neo-liberalizmit. Kur erdhën në pushtet, e bënë më keq se ata. Doli Edi Rama dhe thoshte ka reforma standard. Je konservator, apo liberal, prapë reformat do i bësh ndryshe.

Dolën më pas në idenë që të gjithë njësoj jeni dhe folën për popullin që fliste për korrupsionin. Nuk është artikuluar asnjëherë një program bindës. Shikoni aleancat që kanë në perëndim, PD i ka me partitë popullore, që janë liberale. Edhe këtë e ka problem Berisha.

Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për kthim në nevojat humanitare. Rikthimi i Berishës ka sjellë entuziazëm në grupin e tij dhe t’u lërë hapësirë njerëzve me ide, të rinj aty mund të sjellë diçka. Mos të mbeten tek fyerjet dhe të sharat”, - u shpreh Lubonja.

Pyetjes se a do të krijohet një front Berisha-Meta, Lubonja iu përgjigj: “Nuk e di, por që do të ketë një bashkëpunim jam i sigurt”.  /BW

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI