Flash

Gjermania i jep fund dilemave/ Miratohen 100 miliard euro armatime, parlamenti shpërthen në duartrokitje

Lapsi.al 27 February 2022
Gjermania i jep fund dilemave/ Miratohen 100 miliard euro armatime, parlamenti

Kancelari Olaf Scholz njoftoi të dielën një rritje të madhe për shpenzimet ushtarake gjermane – e fundit në një seri ndryshimesh dramatike të politikave nga Berlini në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Duke folur në një seancë urgjente të parlamentit gjerman për luftën, Scholz tha se qeveria e tij do të krijojë një fond të posaçëm 100 miliardë euro për të përmirësuar me shpejtësi forcat e saj të armatosura dhe se Gjermania në të ardhmen do t'i përmbahet qëllimit të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të GDP në mbrojtje.

Duke e përshkruar pushtimin rus të Ukrainës si "një pikë kthese në historinë e kontinentit tonë", Scholz u tha ligjvënësve se "është e qartë se ne duhet të investojmë më shumë në sigurinë e vendit tonë në mënyrë që të mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë".

"Ne do të investojmë tani e tutje, vit për vit, më shumë se 2 përqind të prodhimit tonë të brendshëm bruto në mbrojtjen tonë" tha Scholz. Deklaratat e tij u pritën me duartrokitje të forta nga ligjvënësit.

Gjermania aktualisht shpenzon rreth 1.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen dhe qeveria aktuale e koalicionit më parë kishte hezituar të angazhohej për objektivin prej 2 për qind, pavarësisht lutjeve të aleatëve të NATO-s.

"Ne kemi nevojë për aeroplanë që fluturojnë, anije që lundrojnë dhe ushtarë që janë të pajisur në mënyrë optimale për misionet e tyre," tha Scholz duke iu referuar gjendjes aktuale të Bundeswehr-it, i cili ka vuajtur nga mungesa financiare dhe pajisje për vite dhe që këtë javë u përshkrua nga shefi i ushtrisë Alfons Mais si "pak a shumë i zhveshur".

Scholz justifikoi gjithashtu qëndrimin historik të Berlinit të së shtunës për dërgesat e armëve në Ukrainë, duke thënë se “në përgjigje të agresionit të Putinit, nuk mund të kishte pasur zgjidhje tjetër”.

Scholz tha se Putin e sulmoi Ukrainën “për një arsye të vetme: Liria e ukrainasve sfidon regjimin e tij shtypës”. Ai shtoi: “Kjo është çnjerëzore, kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kjo nuk mund të justifikohet nga asgjë dhe askush”.

Duke paralajmëruar se Putini po kërkon të rivendosë një "perandori ruse" të re përmes agresionit, Scholz tha se BE-ja duhet të jetë e gatshme të marrë në konsideratë sanksione të mëtejshme pa asnjë "kufizim mendimi".

“Le të mos e gënjejmë veten: Putini nuk do të ndryshojë kursin e tij brenda natës. Por shumë shpejt udhëheqja ruse do të ndjejë çmimin e lartë që po paguan”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI