Flash

Avokati i Tahirit rrëfen si po i kalon ditët në qeli ish-ministri

Lapsi.al 7 February 2022
Avokati i Tahirit rrëfen si po i kalon ditët në qeli ish-ministri

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka dhënë detaje se çfarë po ndodh tani me 42-vjeçarin.

“Sot në mëngjes pata takim te 313. Është në një dhomë më vete. Është në një gjendje shpirtërorë shumë të mirë sepse e ka pritur pa pesimizëm sepse është i ndërgjegjshëm dhe i vendosur në pafajësinë e vet.

Patjetër që do transferohet sepse ai është tani në një institucion paraburgimi. Çdo i dënuar që është i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të rrijë aty. Nuk është caktuar ende burgu i Rrogozhinës. Nuk kam informacion ku do shkojë. Në një burg si kamp që i thonë këta.

A i rrezikohet jeta Saimir Tahirit? Nuk besoj, por shteti duhet të marrë të gjitha masat për të krijuar siguri. Nuk ka pasur pretendim të tij për këtë. Ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku. Sot është takuar me familjarët.

Ne jemi të përgatitur edhe në kërkesën tonë në Gjykatë të Lartë sepse vepra penale e shpërdorimit në rastin konkret nuk mund t’i atribuohet një funksioni politik dhe e dyta nuk është dhënë asnjë shkelje që duhet përcaktuar veprimi dhe mosveprimi” - tha Haxhia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI