Një 57-vjeçar është ndaluar në Kurbin, pasi ka shkatërruar dy shtylla tensioni që shpërndanin energjinë elektrike në Laç dhe Lezhë. Ai ka vjedhur elementet lidhëse si pllakat e bulonat, ku si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimin me energji elektrike në këto zona. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”.