Flash

Dalin fituesit e kandidatëve të Berishës në zgjedhjet e 6 marsit

Lapsi.al 30 January 2022
Dalin fituesit e kandidatëve të Berishës në zgjedhjet e 6

Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së PD në Durrës. Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali. 11 vota janë shpallur të pavlefshme.

Nga numërimi i votave të anëtarësisë së PD në Dibër, primaret janë fituar nga Premtim Kryemadhi i cili ka marrë 424 vota. Kandidatët e tjerë kanë marrë përkatësisht, Behar Dema 158 vota dhe Dafina Muda ka 121 vota. 713 anëtarë të PD kanë marrë pjesë në zgjedhjet primare në Dibër. 10 vota kanë dalë të pavlefshme.

Me 277 vota, Lulzim Vrana është shpallur fitues i primareve të Komisionit të Rithemelimit të PD në Bashkinë e Vorës. Kandidati tjetër në garë, Luan Beta ka marrë 55 vota. Lulzim Vrana do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Vorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Avokati Elton Bano do të garojë për këtë forcë politike në zgjedhjet e 6 marsit, pasi është shpallur më i votuari në primaret e kësaj të diele. Bano është djali i ish-deputetit të PD-së Ilir Bano. Ai ka marrë 671 vota ndërsa nga kanditatët e tjerë Arben Zaimi mori 240 vota, Erion Iljazi, 49 vota dhe Indrit Qerimi me 92 vota. 

Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i primareve të PD dhe do të garojë në 6 mars për kryetar bashkie ne Rrogozhinë. Kandidatët e tjerë në këtë garë kanë marrë: Eqerem Deliu, 23 vota, Hajrulla Tafa, 3 vota, Sokol Gosa, 70 vota, Vladimir Manushi, 7 vota dhe 2 vota të pavlefshme. Në total, kanë marrë pjesë në këtë proces 316 anëtarë të Partisë Demokratike me të drejtë vote.

Në Shkoder vijon numerimi i votave. 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI