Flash

Kanabisi/ "Në mes të vitit nis kontrolli satelitor i territorit"

Lapsi.al 29 January 2022
Kanabisi/ "Në mes të vitit nis kontrolli satelitor i

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e shpalli luftën antikanabis një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022. Gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin, ministri i Brendshëm bëri me dije gjithashtu se në ndihmë të Policisë së Shtetit do të vijë edhe teknologjia, më konkretisht shërbimi i satelitit dhe më tej dronët.

“Besoj që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive.

Mund të kemi një avantazh tjetër që do të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti.

Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë. Por besoj se me satelitë do të fillojë më shpejt”, deklaroi ministri Çuçi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI