Flash

Projekti i Soros për dosjet e prapambetura, Yuri Kim takohet me kreun e Gjykatës së Lartë

Lapsi.al 28 January 2022
Projekti i Soros për dosjet e prapambetura, Yuri Kim takohet me kreun e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do të ofrojnë ndihmë teknike për Gjykatën e lartë për përshpejtimin e çështjeve të prapambetura. Kështu ka bërë me dije në një postim ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Ajo shkruan se me Sadushin ka diskutuar dhe për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem.

"Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa Vettingu vazhdon", shkruan Yuri Kim.

Lidhur me reduktimin e numrit të dosjeve në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar më herët përfshirjen e partneres së ministrit Bledi Çuçi përmes një marrëveshje të East-West Institute me ambasadën e SHBA. Sipas Berishës, Delina Fico është pjesë e këtij instituti.

Emri i Delina Ficos është pjesë e stafit të zyrës qëndrore të Institutit, si Drejtore e Programeve të Shoqërisë Civile, pra lidhja që bën ish kryeministri Sali Berisha nuk ka asgjë të paqenë. (Kliko ketu)

Në anën tjetër ambasada amerikane e ka promovuar marrëveshjen e Institutit East-West Managment me Gjykatën e Lartë në rrjetet sociale. Në datën 13 Korrik Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi këtë projekt. Ai synon të nxisë gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë, që janë disa dhjetëra mijëra të mbetura stok.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI