Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Shehi: Basha dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin politik ndërsa Meta...

Lapsi.al 29 December 2021
Shehi: Basha dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin politik ndërsa Meta...

Për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi tha në ABC se opozita nuk mund ta ndërtojë profilin e të ardhmes mbi Metën, ndërsa shtoi se ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit.

“Unë do të thoja Meta ka qenë gjithmonë një lloj "zig-zage" nga njëra anë, në anën tjetër. Por nuk mund ta ndërtoj profilin e të ardhmes opozitare mbi Metën.

Unë them presidenti duhet të rrijë në detyrë deri në qershor kur e ka detyrën. Unë dua të mbroj funksionin e presidentit. Meta është bërë president me votat e socialistëve të cilët thonë tani nuk po i zbaton urdhrat tona”, - deklaroi Shehi.

Ai tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë mbaruar ciklin e tyre në politikë dhe se ata po mbrojnë vetëm interesat e tyre. Sipas Shehit, nëse vetë do e donin Partinë Demokratike, Basha dhe Berisha do duhet të ishin larguar për t’i hapur rrugën të rinjve.

“Unë i gjykoj që nuk mund të japin më kontribut. Janë gjëra të provuara dhe të stërprovuara. Ndjekës ka, do ketë çdo herë. Ne raportin e kemi me qytetarin shqiptar që duhet të votojë për rrëzimin e Edi Ramës.

Unë gjykoj që këto personazhe e kanë bërë ciklin e vet. Këta po mbrojnë territorin e vet, asgjë më tepër. Debati në PD është një gjë e mirë. Por tani të vetëgënjehemi se kjo është zgjidhja, kjo nuk është e sinqertë.

Këta po mbrojnë interesat e veta. Në Shqipërinë e vitit 2022 nuk mund t’i kërkosh rinisë ose duhet të jesh me menshevikët ose me bolshevikët. Për mua kjo nuk është rruga për të rrëzuar Edi Ramën. Po ta donin kaq shumë PD le të bënin një sakrificë të vogël dhe t’i hapin rrugë të rinjve. Po ma gjetët një tezë politike nga ato që po thonë këta zotërinjtë. Konservatorizmi nuk e di ku konsiston”, tha Shehi.

Të këshilluara

Tërmet 5.3 ballë në Kretë

Dridhje të forta sizmike janë ndjerë në jug të Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter është regjistruar në jugperën...

19:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI