Flash

Vrasja në Peqin, autorët u lanë në baltë nga “taksistët”, gjetën si “shpëtim” makinën e viktimës

Lapsi.al 27 December 2021
Vrasja në Peqin, autorët u lanë në baltë nga

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku u vra me armë zjarri Albi Bashaliu. ABC mëson se autorët që kanë kryer ekzekutimin dyshohet se janë braktisur nga bashkëpunëtorët të cilët pas kryerjes së krimit dhe djegies së automjetit që përdorën për vrarë Bashaliun, duhet t’i largonin ata nga vendi i ngjarjes.

Tashmë grupi hetimor po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë në një perimetër të gjerë me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të cilët nuk i kanë pritur ekzekutorët për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes por i lanë në baltë. Kjo bëri që autorët pasi vranë Bashaliun, i morën automjetin për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës në muajin qershor kishte vrarë me armë zjarri një Ylber Xhahysën. Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve është edhe djali i Xhahysës, Enriko Xhahysa 22-vjeç.

Në momentin e ekzekutimit të Albi Bashaliut, 22-vjeçari ka qenë në një lokal 150 metra larg vendit të ngjarjes. Pavarësisht se i vëllai Leonard Bashaliu kishte vrarë një person, Albi Bashaliu nuk ruhej dhe bënte një jetë normale. 35-vjeçari Albi Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit./ ABC

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43