Flash

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dyshohet emigrant sirian

Lapsi.al 8 December 2021
Gjendet një person i pajetë në Korçë, dyshohet

Një person i pajetë është gjetur pasditen e së mërkurës nga policia e Korçës në malin e Moravës.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një 27-vjeçar.

Të njëjtat burime thanë se dyshohet se ai është emigrant sirian që ka hyrë në vendin tonë nëpërmjet kufirit me Greqinë.

Në trupin e tij nuk ka shenja dhune ndaj besohet se ka humbur jetën për shkak të të ftohtit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI