Flash

Dënohet me 8 vite burg ish-zyrtari i policisë së Vlorës, Gjergji Kohila për trafik droge

Lapsi.al 1 December 2021
Dënohet me 8 vite burg ish-zyrtari i policisë së Vlorës,

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon me 8 vite burgim ish-shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila, i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Gjykata e Posaçme dha 12 vite burg për Kohilën me akuzën për veprën penale trafik lëndësh narkotike, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.

12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dosja për Sokol Boden është veçuar, pasi ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI