Flash

Situata në PD, zbardhet takimi i Bashës me diplomatin gjerman

Lapsi.al 30 November 2021
Situata në PD, zbardhet takimi i Bashës me diplomatin gjerman

Në takimin e zhvilluar sot mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadorit gjerman në Shqipëri Petter Zingraf, është diskutuar edhe lidhur me zhvillimet e fundit brenda PD, sa i përket përplasjes për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, që ka ardhur pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë.

Takimi mes tyre është zbardhur nga ambasada gjermane përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se mes të tjerash është diskutuar edhe për integrimin e vendit tonë në BE dhe krimin e organizuar.

“Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit. Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, thuhet në postim.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI