Flash

Dëborë dhe rritje të lumenjve/ Ç'po ndodh me motin e keq dhe rrugët që duhen shmangur

Lapsi.al 29 November 2021
Dëborë dhe rritje të lumenjve/ Ç'po ndodh me motin e

Situata nga reshjet e shiut dhe dëborës vijojnë të paraqesin problematika në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se në akset Tamarë-Qafa e Bërdalecit dhe Theth-Qafë Thore ka pasur rënie gurësh e inertesh duke bllokuar rrugë, por ka nisur puna nga firma kontraktore për t’i pastruar.

Policia është vendosur në rrugën e Arbrit ku po punohet për të liruar qarkullimin e automjeteve. Mësohet se shkak i bllokimit të saj janë bërë reshjet e dëborës e cila ka bërë që dy automjete të rrëshqasin.

"Në qarkun e Shkodrës firmat kontraktore kanë punuar për të pastruar akset rrugore Tamarë - Qafa e Bërdalecit, ku ka pasur rënie gurësh dhe inerte si dhe aksin Theth - Qafë Thore nga dëbora.

Nën monitorim është situata e krijuar nga fryrja e lumit Erzen, në zonën e Sukthit.

Me vëmendje po ndiqet situata në Dibër, ku policia po drejton kalimin e mjeteve drejt Dibrës dhe Tiranës, në aksin rrugor Dibër - Tiranë pranë tunelit, ku për shkak të rrëshqitjes së 2 mjeteve nga dëbora u bllokua qarkullimi.

Aktualisht strukturat e emergjencave civile janë në ndjekje të situatës në qarkun e Elbasanit. Situata paraqitet e normalizuar në aksin rrugor Librazhd - Zgosht, ku pati rënie të gurëve në rrugë. Aksi rrugor Bajram Curri - Valbonë, në qarkun e Kukësit është i hapur dhe pa probleme. Edhe në Korçë po punohet me borëpastruese për të mbajtur të hapur aksin rrugor Boboshticë - Dardhë, ku ka pasur reshje dëbore.

Strukturat vendore të emergjencave civile janë në gatishmëri edhe në qarkun e Vlorës, ku ka një ngritje të nivelit të Lumit Vjosa në Urën e Mifolit" - thuhet në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI