Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dalin shifrat e covid, sërish viktima dhe infektime të reja

Lapsi.al 5 September 2021
Dalin shifrat e covid, sërish viktima dhe infektime të reja

24 orët e fundit janë kryer 4,228 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 896 qytetarë, në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 12,003 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 132 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Janë shëruar 518 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,479 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       896

Të shëruar në 24 orë      518

Të shtruar në spitale       132

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4,228

Testime totale            1,076,983

Raste pozitive             150,997

Raste të shëruara       136,479

Raste Aktive                 12,003

Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4375

Shkodër          1999

Durrës             1025

Vlorë               896

Fier                  860

Lezhë              778

Elbasan           605

Berat               421

Korçë               307

Gjirokastër      299

Kukës              232

Dibër                206

Të këshilluara

Policia arreston shtatë persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit kanë ndaluar shtetasin në kërkim Flamur Lika, 34 vje...

13:02

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI