Ashraf Ghani, presidenti afgan i mbështetur nga SHBA dhe i njohur nga komuniteti ndërkombëtar i cili u largua nga Kabuli ditët e fundit përballë avancimit të talebanëve mori me vete 169 milionë dollarëve të vjedhur nga arka e shtetit. Kjo u konfirmua nga ambasadori i Afganistanit në Taxhikistan, Mohammad Zahir Aghbar.
Ghani ndodhet tashmë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një fjalim që mbajti pasditen e sotme në Facebook, ai e mohoi se kishte marrë një sasi të madhe parash me vete.
Ai përsëriti se ai duhej të largohej nga Afganistani për të parandaluar gjakderdhjen dhe për të shmangur atë që e quajti një "katastrofë të madhe". Ai tha se ishte në kontakt me zyrtarët në mënyrë që të "vazhdonin përpjekjet e tij për drejtësi për afganët". ©LAPSI.al