Flash

Vetëvendosje godet nismën e "Ballkanit të hapur"

Lapsi.al 9 August 2021
Vetëvendosje godet nismën e "Ballkanit të hapur"

Partia e Albin Kurtit e ka goditur vazhdimin e idesë të Mini Shengenit nga treshja Vuçiç, Rama, Zaev.  Për Vetëvendosjen “Ballkani i Hapur” (Open Balkans)  është  nismë e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciativectheksoi shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans’”, tha Kusari-Lila të hënën në Prishtinë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kusari-Lila tha se kjo nismë s’mund ta ketë një emërtim të tillë, pasi kundërshtohet nga tri vende të Ballkanit Perëndimor.

Ideja e "mini-Shengenit" është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.Më 29 korrik 2021, kur iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

 

 

 

Të këshilluara

FOTO/ Paparacët kapin Irina Shayk në plazh

Paparacët kanë mundur ta kapin Irina Shayk pa make-up dhe me linjat e saj të zbuluara me një bikini ngjyrë kafe të shtunën teksa bënte not gjatë pushimeve të sa...

19:28

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI