Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Hajdutët vjedhin shtëpinë e shefit të SPAK, Arben Krajës në Lalëz

Lapsi.al 2 August 2021
Hajdutët vjedhin shtëpinë e shefit të SPAK, Arben

Shtatë shtëpi, mes të cilave ajo e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, janë vjedhur mbrëmjen e djeshme në Gjirin e Lalëzit, teksa rrethanat ende nuk janë bërë të ditura.

Burime të sigurta pranë Albanian Post, bëjnë me dije se në shtatë shtëpitë ka pasur prani policore për të zbardhur vjedhjen, me shtim të vazhdueshëm të pranisë që prej njoftimit të parë. Nuk dihet ndërkaq nëse shtëpia e Krajës është bastisur qëllimisht apo ka qenë thjesht rastësi.

Policia e Durrësit gjithsesi, ende nuk e ka konfirmuar ngjarjen.

Një prej pronarëve të shtëpive, grabitësit i kanë vjedhur kuletën teksa ka qenë në gjumë. Ndërsa kartat e identitetit janë hedhur në oborrin e shtëpisë dhe vetëm paratë janë marrë me vete.

Raportimet ndërkaq siç mësohet nga banorët e zonës, janë se kjo nuk është nata e parë kur kryhen vjedhje. Ngjarje të tilla ka pasur edhe në ditët paraardhëse.

Mësohet se pre e grabitjeve kanë qenë rreth tre ose katër shtëpi, dy mbrëmje më parë. Një prej dëshmitarëve, ka bërë me dije për Albanian Post se grabitësit janë futur nga dritarja.

Së bashku me familjarët, personi i është drejtuar banesës rreth orës 02.30 të natës. Në çastin e hyrjes për në banesë, ai ka parë se një prej dritareve ka qenë e hapur. Ndërkohë skema është e njëjtë: Personit i janë vjedhur paratë nga portofoli dhe disa sende me vlerë, ndërsa kartat e ndryshme janë hedhur në oborrin e shtëpisë.

Kjo situatë ka krijuar shqetësim të madh në komunitet, duke çuar banorët në gjendje paniku dhe pasigurie. /Albanianpost.com

Të këshilluara

Tërmet në Greqi

Një tërmet më magnitutë 4 ka goditur ishullin e Nisyros në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan në oeën 16:23, duke u përqëndruar në 27 k...

19:06

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI