Flash

Shqipëri/ Asnjë humbje jete dhe 23 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 21 July 2021
Shqipëri/ Asnjë humbje jete dhe 23 raste të reja me COVID-19

Ka shënuar sërish rënie numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 23 raste pozitive, nga 43 që ishin një ditë më parë.

Lajm i mirë është se vijon të mos ketë asnjë humbje jete nga virusi i rrezikshëm, ndërsa janë shëruar edhe 11 të infektuar.

Sipas MSH, ‘Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë”.

"Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 23 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (21 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 23

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,516

Testime totale 865,474

Raste pozitive 132,763

Raste të shëruara 130,097

Raste Aktive 210

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 91

Elbasan 21

Durrës 21

Vlorë 18

Kukës 16

Shkodër 14

Lezhë 13

Fier 11

Korçë 4

Gjirokastër 1

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI