Flash

Zjarr në magazinën e materialeve zgjedhore në Lundër

Lapsi.al 16 July 2021
Zjarr në magazinën e materialeve zgjedhore në Lundër

Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një magazinë shtetërore në Lundër.

Raportohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga 4 autobotë zjarrfikës.

Mësohet se nga zjarri janë djegur disa bateri makinash dhe karrige, por nuk janë dëmtuar dokumente.

Zjarri dyshohet se ka rënë nga grumbullimi i baterive të makinave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI