Flash

Dritan Abazoviç nesër vizitë zyrtare në Tiranë, takime me Metën, Ramën dhe Bashën

Lapsi.al 15 July 2021
Dritan Abazoviç nesër vizitë zyrtare në Tiranë,

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nis nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, e para e këtij lloji që pas marrjes së detyrës. Lapsi.al mëson se Abazoviç do të ketë takime të nivelit të lartë me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe numrin dy të socialistëve, Taulant Balla. Axhenda nis herët në mëngjes në një takim tete a tete me kryeministrin Rama. Numri dy i qeverisë së Malit të Zi ka programuar gjithashtu edhe disa aktivitete të tjera gjatë ditës së nesërme. Vizita mbyllet në Durrës me një takim me sipërmarrës nga Ulqini në fushën e hoteleri-turizmit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI