Flash

Euro hyn sërish në cikël rënës, i afrohet 121 lekëve

Lapsi.al 13 September 2019
Euro hyn sërish në cikël rënës, i afrohet 121

Monedha e përbashkët i është rikthyer ciklit rënës në tregun e brendshëm. Një euro u këmbye sot me 121.48 lekë, duke shënuar ditën e nëntë radhazi me rënie, dhe duke zbritur me 0.7 lekë në krahasim me fundin e muajit gusht.

Ekspertët e tregut të këmbimeve valutore, pohuan për Monitor se tregu është rikthyer në ekuilibër pasi ndërhyrjet e bankave në blerje ndikuan në forcimin e monedhës së përbashkët në ditët e fundit të gushtit.

Tashmë pohojnë ata tregu i është rikthyer ndikimit të kërkesë ofertës. Prej disa muajsh, euro po luhatet rreth një normaliteti të ri midis 121.5 dhe 122 lekëve. Ekspertët e tregut presin që të vazhdojë të këmbehet në këto nivele, përveçse nëse do të ketë luhatje të mëdha në bursat ndërkombëtare.

Euro ka qenë e dobët edhe përgjatë këtij viti, ndonëse ritmet e nënçmimin kanë qenë shumë më të ulëta në raport me vitin e kaluar. Nga niveli më i lartë i vitit prej 125.3 lekë që u këmbye në fillim të janarit, monedha e përbashkët ka zbritur me gati 4 lekë.

Mesatarisht në 9 muajt e parë të vitit, kursi i këmbimit lekë, euro ishte 123.1 lekë, nga 127.6 lekë që ishte vitin e kaluar. Në fillim të muajit gusht, euro zbriti në 120.75 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2007.

Që nga mesi i vitit 2016, monedha e përbashkët ka humbur vazhdimisht pikë në tregun e brendshmëm, duke u zhvlerësuar me rreth 12%, nga 138 lekë që ishte në maj 2016. Oferta për valutë më e lartë se kërkesa për të mbetet arsyeja kryesore që ka ndikuar në këtë tendencë, e shoqëruar dhe me ngadalësimin e qarkullimit të parasë në vend./Monitor/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI