Flash

PD: Tirana pa ujë të pijshëm, rrezikohet shpërthimi i epidemive!

Lapsi.al 1 September 2019
PD: Tirana pa ujë të pijshëm, rrezikohet shpërthimi i

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të diel mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë, që nga zonat periferike deri te zonat më të populluara në qendër të kryeqytetit.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha nga selia blu se prej javësh mungon uji i pijshëm në zonën e Sami Frashërit, Myslym Shyrit dhe Bllok, ndërsa shtoi se edhe kur uji vjen, është i ndotur dhe përbën rrezik për shpërthim epidemish.

“Lagje të tëra në Tiranë ankohen se nuk furnizohen me ujë. Problemi i mungesës së ujit është në periferi dhe në qendër, në zonën Sami Frashëri, Myslym Shyri e Blloku. Jo vetëm që mungon uji prej javësh, por vjen edhe i ndotur, që janë rrezik për shpërthimi epidemish”, tha Vokshi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI