Flash

Vranë 23-vjeçarin në Fier, arrestohen autorët

Lapsi.al 13 August 2019
Vranë 23-vjeçarin në Fier, arrestohen autorët

Policia e Fierit arrestoi dy vrasësit e 23-vjeçarit në fshatin Hamil.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Të këshilluara

Drake vendos një rekord të ri

“Care Package” e bëri Drake të ketë albumin e nëntë numri një në klasifikimin Billboard 200. Albumi përmban 17 këngë, shumë prej të cilave nuk janë publikuar...

16:33

Erion Veliaj, ky Uriahip i kohës sonë!

Nga Ermal Mulosmani Uriah Hip-i (Uriah Heep) është një nga personazhet më të paharrueshëm të historisë së letërsisë botërore. Ti mund të harrosh edhe Ivan Ka...

13:34

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI