Flash

Humbën jetën në Letoni, memorial në Camp Adazi për dy ushtarakët shqiptarë

Lapsi.al 17 July 2019
Humbën jetën në Letoni, memorial në Camp Adazi për dy

Një memorial për të nderuar dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën është vendosur në kampin Adazi në Letoni.

Lajmi është publikuar përmes një foto albumi në facebook nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka e cila shkruan se Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.

Memoriali kushtuar dy rënëve në Kamp Adazi, është zbuluar sot nga kolegët e tyre, të cilët ndodhen aktualisht me mision në Letoni.

Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!” shkruan Xhaçka.

Të këshilluara

Ndryshon data e Asamblesë Kombëtare të PS

Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Dy ditë më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PS u vendos që Asambleja të mbl...

09:37

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI