Flash

Rama tregon ofertën që ka për opozitën: Jam gati të ulem me Lulin, por pa kushte

Lapsi.al 18 May 2019
Rama tregon ofertën që ka për opozitën: Jam gati të

Kryeministri Rama ka përsëritur sot ftesën për kreun e opozitës, Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë dialogu për të zgjidhur krizën politike, por kjo pa kushtet.

Rama tha se Bashës do i ofrojë çdo gjë që ka në dorë, por kreut të opozitës nuk ia sugjeron që të mos hyjë në zgjedhje.

“Jam gati të ulem me Lulin në çdo moment, e të ofroj gjithçka që kemi në dorë, por jo me kushte. Kushtetutën me të drejtën për t’u zgjedhur, Lulzimi për të mos hyrë në zgjedhje, këtë nuk ia sugjeroj as armikut, jo më Lulzmin që as armik nuk e kam e s’mund ta kem”, tha Rama.

Kryeministri ka folur për marrëveshjen e kaluar teksa tha se Basha nuk e zbatoi atë.

“Filluan bombat mbi derën e Kryeministrisë. E bëjnë që të mos përsëritet ajo që u bë në 2017 e që i dhe popullit zgjedhjet më të qeta, dhe vendit një stad tjetër, por këta në vend se të qëndronin dhe të ndërtonim bashkë, përsërisin pa pushim, se nuk do e përsërisin kurrë atë mëkat.

Kurrë më një marrëveshje, dialog, por peng marrje me bomba deri kur të ikë ajo që nuk e mundin dot me zgjedhje.

PD ka ndërruar qimen dhe jo zakonin, Lulzimi është vetëm qimja që nuk bëhet dot zakon. Por hera e fundit kur forca e zakonisht të mbrapsht

Deri kur PD të mos heqë dorë nga ai zakon nuk do të ketë shans të sfidojë PD

Basha imagjinon të paimagjinueshmen marrjen e pushtetit duke e kthyer PD se shfaqja me agresive e forcës së atij zakoni ndërkohë që Shqipëria është vend i NATO dhe pret çeljen e negociatave për anëtarësim, aleat i fortë me SHBA dhe partnerët strategjikë.

Basha e imagjinon të paimagjinueshmen, se shpirti i kësaj partie është doktori i gabuar jo kryetari i llakuar, me doktorin që e shtyn nga pas, doktorëshën që e tërheq përpara dhe masën që e ndjek nga ekrani”, ka thënë ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI