Flash

PD shpall kuvendin e Ripërtritjes, sa do ia dali?

Në Kuvendin e PD-së do të votohen 200 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar

Lapsi.al 2026-05-30 11:45:27

 

PD shpall kuvendin e Ripërtritjes, sa do ia dali?

PD ka nisur sot atë që e ka konsideruar si Kuvendi i Ripërtëritjes.Ditët e dundit lideri i saj Berisha ka pasur takime pribate me shumw pjestarë të rij të shoqërisë civile për tu bërë pjesë e partisë së tij. Ende nuk dihen përgjigjet që ka marrë po kjo do  ërehet në kuvendin e sotëm ku do të bëjen edhe ndryshime statuore

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, do të paraqesë para Kuvendit 8 ndryshimet statutore, të cilat më tej do të hidhen në votim. Partia pritet të korigjojë të ashtëquajturat primare, pra zgjedhjen e kandidatëve për deputet apo kryetarë bashkie nga anëtarësia. Në statutin e ri, ngrihet një komision në parti që seleksionon propozimet që vijnë, para se të shprehet anëtarësia me votë. Duke pranuar problemet e hershme të listës së anëtarësisë, PD imponon në statut dixhitalizimin e listave dhe përditësimin e tyre çdo dy vjet.

Po ashtu, në Kuvendin e PD-së do të votohet edhe 200 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar, një proces votimi që do të kryhet në hollin e Pallatit të Kongreseve, gjatë çeljes së fazës së fjalimeve. Por, ndryshe nga tradita e mëhershme kur lista, atribut i kryetarit, publikohej të paktën 48 orë para mbajtjes së Kuvendit, delegatët ende nuk i kanë në dorë emrat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar.  Më pas, Këshilli Kombëtar ka detyrën të votojë propozimet e Sali Berishës për ekipin e ri drejtues.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar vjen një javë pas ri zgjedhjes, së Sali Berishës, i cili u rikonfirmua kryetar për një tjetër mandat me 37 mijë e 341 vota.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: What if Lali gets out of prison?

A pact has been drawn up between the prime minister and the imprisoned mayor to return the latter to office. But what would be the consequence for a justice reform, that the high-ranking officials have kicked down the doors of his cells?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI