Flash

Rihapet regjimi “41 Biss” në burgun e Peqinit

Lapsi.al 22 May 2026
Rihapet regjimi “41 Biss” në burgun e Peqinit

Pas pesë muajsh pezullim, regjimi i posaçëm “41 Biss” është rihapur në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, duke rikthyer kështu masat ekstreme të sigurisë ndaj personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje të forta me grupet kriminale.

Burime bëjnë me dije se personi i parë që është izoluar në këtë regjim është Sabah Nuzi, i akuzuar si ekzekutori i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur një vit më parë dhe që tronditi opinionin publik. Sipas hetimeve, Nuzi dyshohet se ka kryer ekzekutimin kundrejt një pagese prej 50 mijë eurosh.

Sabah Nuzi është arrestuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, i cili konsiderohet nga hetuesit si porositësi i atentatit ndaj të riut.

Hetimet kanë zbardhur se Nuzi ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje kriminale, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme në kuadër të grupit.

Më herët, Nuzi vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por me rikthimin në funksion të regjimit “41 Biss”, ai është transferuar në Peqin, ku do të qëndrojë nën masa të forta izolimi dhe kontrolli.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI