Flash

Denoncimi i MABCO: Punëtorët kinezë të bllokuar dhe izoluar në aeroportin e Vlorës

Lapsi.al 22 May 2026
Denoncimi i MABCO: Punëtorët kinezë të bllokuar dhe izoluar

Një denoncim i rëndë vjen nga kantieri i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku sipas kompanisë MABCO, kontraktorë dhe punëtorë kinezë të lidhur me MABCO-n janë bllokuar brenda kampit të ndërtimit, pa furnizime bazike dhe pa qasje normale në kujdes shëndetësor.

Sipas MABCO, punëtorët ndodhen prej ditësh në kushte të vështira, me mungesë ushqimi, uji dhe barnash, ndërsa frika e tyre kryesore është se, nëse largohen nga kampi, mund të mos lejohen të rikthehen më në kantier. Në njoftimin e kompanisë thuhet se “rezervat ushqimore pothuajse janë konsumuar” dhe se mungesa e barnave bazike po krijon “rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve”. 

MABCO deklaron se hyrja në kantier është bllokuar nga sigurimi i lidhur me VIA dhe 2A Group, ndërsa furnizimet janë ndërprerë plotësisht. Kontraktorët kinezë thonë se situata “ka kaluar kufijtë e një mosmarrëveshjeje kontraktuale” dhe po merr përmasa të një krize humanitare dhe sigurie. Ata raportojnë gjithashtu për presion fizik, kërcënime dhe largim me forcë nga zonat e punës.

Më tej, kompania zviceriane ngre shqetësimin se deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga institucionet shtetërore shqiptare për të garantuar lirinë e lëvizjes, sigurinë dhe furnizimet bazike për kontraktorët e huaj në kantier. Sipas MABCO, kjo situatë jo vetëm që rrezikon ecurinë e projektit të aeroportit të Vlorës, por mund të sjellë edhe pasoja për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri.

Kontraktorët paralajmërojnë se, nëse situata nuk zgjidhet urgjentisht, mund të ndërmarrin evakuim emergjent të stafit, si edhe të njoftojnë zyrtarisht Ambasadën e Kinës në Shqipëri, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndjekjes së çështjes në rrugë ligjore ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI