Flash

Baki Goxhaj flet për dhunën e izraelitëve: Na rrahën dhe na qëlluan me armë

Lapsi.al 22 May 2026
Baki Goxhaj flet për dhunën e izraelitëve: Na rrahën dhe na

Baki Goxhaj, tashmë erdhi në atdhe. Ai ishte i vetmi shqiptar në flotiljen humanitare të nisur drejt Gazës e përbërë nga rreth 400 njerëz të 50 kombësive të ndryshme për të çuar ndihma në ushqime dhe medikamente.

Por, misioni u ndërpre pasi anija e tyre në ujerat ndërkombëtare të Mesdheut u ndalua nga forcat izraelite.

Ai tregon për Top Channel se për gati 3 ditë përjetoi dhunë: “Qëlluan me armë na detyruan të ndalojmë. Na çuan në një anije burg. Ushtarët na dhunonin në grup. Grushte e shkelma me qyta armësh na poshtëronin na mbanin kokën poshtë”.

Pamjet e aktivistëve të ndaluar nga forcat izraelite bënë xhiron e mediave ndërkombëtare teksa anija ku ata mbaheshin u vizitua nga ministri I brendshëm izraelit Itamar Ben-Gvir.

Baki Goxhaj tregon se e ndodhej në të njëjtin ambient por thotë se izraelitet u kujdesën që dhuna mos kapej në kamera: “Kur kishte civile dhe kamera ishin paqësor. Kur mbeteshim vetëm me ushtare dhunoheshim. Pyetja më e shpeshtë ishte pse shkelët ligjin izraelit”.

Pjesëmarrja në këtë organizim për të cilin ai thotë se u prezantua online dhe u trajnua ka disa qëllime kryesore

Qëllimi kryesor është hapja e një korridori humanitar që është i vështire të arrihet, sepse të pengojnë forcat izraelite dhe qëllimi tjetër është rritja e solidaritetit botëror për çështjen e Palestinës

Një nga arsyet kryesore është ti jap një shuplakë qeverisë tonë e cila është bashkëpunëtore në gjenocide.

Më shumë se 400 aktivistët e flotiljes u deportuan nga Izraeli, mes të cilëve edhe Baki Goxhaj, i cili tha se kontaktoi me ambasadoren shqiptare në Izrael që i dha gjithë mbështetjen dhe më pas me konsullin shqiptar në Stamboll derisa mbërriti paraditen e kësaj të premte në Shqipëri ku iu bashkua bashkëshortes dhe dy djemve të tij. /Top Channel

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve në zonën e fshatit të Panajasë në Vlorë. Në këto momente, zjarri po djeg bimësi dhe sh...

19:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI