Flash

Anglia e lë jashtë, Harry Maguire nuk do të shkojë në Botëror: “Jam i shkatërruar"

Lapsi.al 22 May 2026
Anglia e lë jashtë, Harry Maguire nuk do të shkojë në
Çdo trajner kombëtareje duhet të lërë jashtë futbollistë të nivelit të lartë. Kjo vlen për çdo kombëtare, por për disa edhe më shumë. Mjafton të shohësh sidomos Francën, por kështu do të jetë edhe për Spanjën. Edhe Gjermania dhe Brazili kanë lënë në shtëpi lojtarë të nivelit të parë. Anglia ka shumë të tillë. Thomas Tuchel madje ka lënë jashtë Phil Foden, që pothuajse në çdo kombëtare tjetër do të ishte titullar. I përjashtuar edhe Harry Maguire, mbrojtësi i Manchester United që konfirmoi zërat duke thënë se ishte i tronditur që mbeti jashtë listës së të grumbulluarve.

Maguire nuk e fsheh zhgënjimin për përjashtimin

Thomas Tuchel ka detyrën më të vështirë. Anglia ka fituar vetëm një Botëror, në vitin 1966, dhe është pothuajse gjithmonë një zhgënjim i përhershëm. Trajneri gjerman është i detyruar të bëjë zgjedhje edhe jopopullore. Foden mbetet jashtë dhe kjo është e bujshme. Në shtëpi do të mbetet edhe Harry Maguire, një nga lojtarët më të komentuar të viteve të fundit, për shumë arsye teknike, por që me fanellën e “Tre Luanëve” ka dhënë gjithmonë maksimumin. Përjashtimi i tij fillimisht ishte një zë, më pas u konfirmua nga vetë lojtari që në rrjetet sociale shkroi fjalë të rënda: “Isha i bindur se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam zhvilluar. Mbeta i tronditur dhe i shkatërruar nga ky vendim. Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vesh atë fanellë dhe të përfaqësoj vendin tim gjatë këtyre viteve. Uroj lojtarët për më të mirën këtë verë”.

Të përjashtuarit e tjerë të Anglisë për Botërorin

Zërat, sepse grumbullimet ende nuk janë zyrtarizuar por priten nga momenti në moment, nxjerrin jashtë edhe një tjetër mbrojtës të Manchester United, pra Luke Shaw, por edhe futbollistin e AC Milan, Fikayo Tomori, që në fakt me kombëtaren ka luajtur pak në këto vite. Por mbi të gjitha do të mbetet jashtë Phil Foden, i cili sigurisht nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës, por është një futbollist me talent të madh dhe për këtë arsye dukej pothuajse e sigurt që do të përfshihej mes të grumbulluarve. I përjashtuar edhe Cole Palmer, që një vit më parë me Chelsea kishte qenë shkatërrues.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI