Flash

Deputetët e PD kërkojnë interpelancë me Ramën në Kuvend

Lapsi.al 21 May 2026
Deputetët e PD kërkojnë interpelancë me Ramën në

Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare janë parashikuar plot 9 interpelanca, 1 seancë pyetje-përgjigje dhe disa projektligje.

Dy interpelanca janë kërkuar me kryeministrin Edi Rama, konkretisht nga një për grup deputetësh të grupit parlamentar të PD-së dhe nga deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Ndërsa shtatë interpelancat e tjera janë kërkuar nga disa deputetë të opozitës si dhe nga deputeti socialist Erion Braçe, konkretisht një me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, dy me ministren e Shëndetësisë dhe Mirqënien Sociale Evis Sala, një me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, një me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe dy me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi. Në rend të ditës parashikohet gjithashtu një seancë pyetje-përgjigje me ministren Sala, e kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr. 33, datë 19.5.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.5.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2.Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3.Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4.Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5.Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

6.Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Saimir Korreshi.

7.Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

8.Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

9.Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

10.Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.

11.Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

12.Interpelacë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

13.Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve””.

14Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar”.

16.Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

17.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 21 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha euro do blihet me 95 lekë ...

08:19

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI