Flash

Rritja e çmimeve, Shqipërisë i është rritur më shumë kosto e argëtimit

Lapsi.al 21 May 2026
Rritja e çmimeve, Shqipërisë i është rritur më

Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe sipas Inflacionit të matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK). Në muajin prill 2026 është 2,8 %, i njëjtë me normën e publikuar më herët nga INSTAT. Megjithatë, ndryshe nga INSTAT, që tha se rritja më e lartë ishte në grupin e transportit, që u ndikua nga shtrenjtimi i karburantit, sipas indeksit të harmonizuar, shtrenjtimi më i lartë ishte për argëtimin.

Rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,6 % pasuar nga grupet “Transporti” me 4,1 %, “Pije alkoolikë dhe duhan” me 4,0 %, “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 3,0 %, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 2,7 %, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,6 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,2 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 1,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,0 %, “Shëndeti” me 0,7 % dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0,5 %.

Në prill 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,3 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Pije alkolike dhe duhan” me 1,4 %, pasuar nga grupet “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,7 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,2 % secili, “Shëndeti” dhe “Informacioni dhe komunikimi” 0,1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan një ulje me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 % secili.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve ndërmjet muajit korrent me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korrente në nivelin e çmimeve, por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo muaj./ Monitor

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI