Flash

Plagosi policin gjatë shoqërimit, lihet në burg Zamir Skënderi

Lapsi.al 21 May 2026
Plagosi policin gjatë shoqërimit, lihet në burg Zamir

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar sot masën e sigurisë për shtetasin Zamir Skënderi, autori i plagosjes me armë zjarri të efektivit të policisë Arsen Toska.

Ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 18 majit. Autori Zamir Skënderi 45-vjeç, banues në qytetin e Kuçovës, ka mbërritur në ambjentet e Gjykatës së Beratit nën masa të rrepta sigurie ,ndërkohë që seanca e sotme, ajo e caktimit të masës së sigurimit ndaj tij, u krye me dyer të mbyllura.

Ka qenë prokurorja e çështjes Marilda Frashëri,që pasi ka parashtruar përpara gjykatës rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar “cilësimit të ligjshëm” të arrestimit të shtetasit Zamir Skënderi dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest me burg”, për veprat penale: “Vrasja me dashje e Punonjësve të Policisë së shtetit,gjatë detyrës ose për shkak të saj”, parashikuar nga Neni 79/b i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Pasi avokati mbrojtës i Skënderit ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike të autorit,që ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe pasi vetë autori ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë,duke deklaruar se “nuk mban mend se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur”, gjyqtarja Elkida Olldashi, ka vendosur “cilësimin të ligjshëm” të arrestimit të shtetasit Zamir Skënderi dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “arrest me burg”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 21 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha euro do blihet me 95 lekë ...

08:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI