Flash

Ligj i ri për të mbrojtur bizneset, shteti duhet ta paguajë privatin brenda 30 ditëve

Lapsi.al 21 May 2026
Ligj i ri për të mbrojtur bizneset, shteti duhet ta paguajë

Për investime të kryera apo shërbime të marra, shteti duhet ta paguajë privatin brenda 30 ditëve. Në konsultimin publik është hedhur projektligji “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare” i cili përcakton në mënyrë strikte afatet për të paguar detyrimet.

"Afati i pagesës i përcaktuar në kontratë nuk mund të kalojë 30 ditë kalendarike. Ky afat mund të zgjatet deri në një maksimum prej 60 ditë kalendarike vetëm nëse është rënë dakord shprehimisht në kontratë dhe kjo zgjatje justifikohet objektivisht nga natyra apo veçoritë e veçanta të kontratës."

Në të kundërt, për çdo ditë vonesë do të aplikohen kamatvonesa.

"Në transaksionet tregtare ndërmjet sipërmarrjeve, kreditori ka të drejtë të përfitojë kamatëvonesë pa qenë e nevojshme dërgimi i një njoftimi apo kujtese për pagesë, nëse janë përmbushur kushtet kur kreditori ka përmbushur detyrimet e tij kontraktuale dhe ligjore dhe kreditori nuk e ka marrë pagesën në afat, përveç rasteve kur debitori vërteton se nuk është përgjegjës për vonesën."

Veç rregullimit të marrëdhënieve shtet-privat, nisma ligjore është edhe detyrim për vendin në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

"Ndryshimet adresojnë problematikën e vonesave të pagesave me impakt në likuiditetin e sipërmarrjeve dhe mungesën e një mekanizmi për kamatëvonesat, që ndikon në konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Përafrimi ligjor do të përmirësojë klimën e biznesit dhe do të shërbejë si një tregues i arritur për piketat përmbyllëse të Kapitullit 20"

Në fund të vitit të shkuar ishin afro 11 milionë euro borxhe që shteti kishte vetëm për faturat e papaguara ndaj privatëve për punët që këta të fundit kanë kryer sipas kontratave të lidhura.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI