Flash

Izraeli liron të gjithë aktivistët, mes tyre edhe shqiptari Baki Goxhaj

Lapsi.al 21 May 2026
Izraeli liron të gjithë aktivistët, mes tyre edhe shqiptari Baki

Izraeli ka deportuar të gjithë aktivistët e huaj që ndodheshin në bordin e flotiljes humanitare për Gazën, e cila u ndalua nga Marina Izraelite teksa lundronte drejt enklavës palestineze. Lajmi vjen një ditë pas reagimeve ndërkombëtare të shkaktuara nga publikimi i videove që tregonin aktivistët gjatë ndalimit të tyre.

Sipas autoriteteve izraelite, rreth 430 anëtarë të Flotiljes Globale “Sumud”, e përbërë nga afro 50 anije, u ndaluan pranë Qipros të hënën dhe më pas u transferuan me forcë në Izrael. Aktivistët u mbajtën në burgun Ketchiyot, në jug të vendit, ndërsa mbrojtja ligjore për ta u sigurua nga grupi izraelit i të drejtave të njeriut Adalah. Pjesë e flotës ishte edhe aktivisti shqiptar Baki Goxhaj.

Lexo më tej: Videoja që turpëroi Izraelin/ Pse qeveria shqiptare nuk flet për Baki Goxhajn? 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, deklaroi se “ata të gjithë janë deportuar”, pa dhënë detaje nëse aktivistët dolën apo jo para gjykatës.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Adalah, Moatasem Zeidan, tha për Agence France-Presse se në fund aktivistët nuk u paraqitën para një gjyqtari, megjithëse fillimisht ishte planifikuar një procedurë gjyqësore për deportimin e tyre.

Sipas të njëjtit burim, aktivistët u transportuan drejt aeroportit Ramon, pranë Eilatit në jug të Izraelit, prej nga u nisën drejt vendeve të tyre. Aktivistët egjiptianë dhe jordanezë u kthyen përmes pikave kufitare të Tabës dhe Akabës.

Nga ana tjetër, Turqia bëri të ditur se kishte planifikuar tre fluturime çarter nga aeroporti Ramon për riatdhesimin e shtetasve turq dhe disa aktivistëve nga vende të tjera. Mediat turke raportojnë se 78 nga rreth 430 aktivistët e flotës janë shtetas turq.

Po ashtu, 37 shtetas francezë u nisën drejt Stambollit, ku pritet të asistohen nga përfaqësues të ambasadës franceze për t’u kthyer më pas në Francë.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI