Flash

GJKKO dënon kryetaren e komanduar të Tropojës

Lapsi.al 21 May 2026
GJKKO dënon kryetaren e komanduar të Tropojës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, për akuzën e korrupsionit pasiv.

GJKKO vendosi dënimin e saj me 2 vite e 1 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u konvertua në 2 vite shërbim prove, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjithashtu, gjykata i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Në të njëjtën dosje, u dënua edhe ndërtuesi Rrok Gega, i cili u shpall fajtor për korrupsion aktiv. GJKKO e dënoi atë me 6 muaj burg, dënim i pezulluar dhe i konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Sipas hetimeve të SPAK, Zyra Islamaj dyshohej se i kishte kërkuar ndërtuesit Gega ndërtimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, një investim që nuk ishte i parashikuar në projektin fillestar.

Prokuroria e Posaçme pretendoi se ish-zyrtarja kishte ndërhyrë pranë ndërtuesit për realizimin e punimeve dhe kishte angazhuar edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki për këtë qëllim.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI