Flash

Draft propozimi/ PS 'çliron' drejtuesit e policisë nga stresi i konkurseve

Lapsi.al 21 May 2026
Draft propozimi/ PS 'çliron' drejtuesit e policisë nga

Grupi parlamentar i Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Policinë e Shtetit”. Projektligji, i propozuar nga deputeti Bujar Rexha dhe i dorëzuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, synon riorganizimin e strukturave të Policisë së Shtetit dhe përcaktimin e ri të kompetencave administrative dhe operacionale.

Një nga ndryshimet kryesore është heqja e garës për shumicën e posteve drejtuese në polici, përveç gradës “drejtues madhor”, gradë kjo që mbahet vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Sipas deputetit socialist, procedurat aktuale të konkurrimit janë të gjata, burokratike dhe pengojnë punën normale të strukturave policore. Projektligji parashikon gjithashtu që një ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, pas largimit nga detyra, të mos dalë automatikisht nga sistemi, por të vazhdojë karrierën pranë uniformave blu me gradën “drejtues i parë”, duke shërbyer në role të tjera si këshillues apo pedagog në Akademinë e Sigurisë.

Ndryshime propozohen edhe për sistemin e gradave. Afati për kalimin nga grada “komisar” në “kryekomisar” dhe nga “kryekomisar” në “drejtues” propozohet të ulet nga 5 në 4 vite, me argumentin se punonjësit që japin rezultate nuk duhet të presin gjatë vetëm për shkak të procedurave formale.

Po ashtu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë do të ketë të drejtën të japë ngritje në gradë edhe para afatit, në raste të veçanta, për efektivë që dallohen për akte heroike apo rezultate të larta në luftën kundër krimit.

Ndërsa mandati i drejtuesit të një departamenti kërkohet të ulet nga 4 në 3 vjet dhe pas përfundimit të mandatit ka të drejtë rikandidimi për një mandat të dytë. Propozimi për emërimin e Drejtorit të departamentit bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe emërohet nga ministri i Brendshëm.

Ndërsa, për shefin e komisariatit në projektligj përcaktohet qartë se kushdo që zgjidhet në këtë post duhet të mbajë gradën “komisar” ose “kryekomisar”. Ndryshimet pritet të diskutohen fillimisht në komisionet parlamentare dhe më pas të kalojnë për votim në Kuvend.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 21 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha euro do blihet me 95 lekë ...

08:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI